E Shtunë, 31 Tetor 2026

I semuri i ve flaken shtepise

KAVAJE - Vihet ne pranga nje 32-vjecar pasi ne gjendje te renduar mendore i ka vene flaken shtepise se nenes se tij. Policia e Tiranes, ka bere te ditur nje dite me pare se eshte arrestuar ne flagrance nga sherbimet e komisariatit te Policise Kavaje i Durim Teliti, 32 vjec, lindur dhe banues ne Kavaje. Sipas te dhenave te policise, prangosja e tij eshte bere pasi mengjesin e dy diteve me pare ne gjendje depresioni i ka vene zjarrin baneses se nenes se tij, duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale. Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit, shtuan se, i arrestuari vuante prej vitesh nga nje gjendje mendore depresive dhe kurohej me ilace. Por mengjesi i dy diteve me pare ka bere qe ai te shkoje ne shtepine e nenes se tij dhe t'i vere flaken duke alarmuar persona qe ndodheshin ne banese dhe policine. Kur keta te fundit kane shkuar ne vendngjarje kane ndaluar dhe autorin e flakeve, qe ishte djali i shtepise. Policia e Kavajes pasi ka bere gati dosjen e ka derguar ne prokurori, duke e vene 32-vjecarin nen akuzen e "shkaterrimit te prones me zjarr".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›