Tenton te vrase fqinjin pas sherrit
Fier- Policia e Fierit ka vene ne pranga nje 53-vjecar nga fshati Kafaraj i komunes Frakull te Fierit qe akuzohet per tentative vrasje te fqinjit te tij. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, ndersa policia ndaloi te dyshuarin Bajram Xhafa. Burime zyrtare te policise thane se ai ka tentuar te vrase me arme zjarri cifte qe e mbante me leje komshiun e tij pas nje grindje per motive banale. Xhafa ka debatuar me F. A., 59 vjec, per shkak te nje shtyrje gardhi dhe konflikti ka degjeneruar deri ne perplasje fizike. Ne keto momente 53-vjecari ka shkuar ne shtepine e tij dhe ka marre armen per te vrare fqinjin. Pas denoncimit te marre nga i demtuari qe i ka shpetuar ndjekjes se agresorit, uniformat blu kane bere ndalimin e 53-vjecarit per akuzen e tentatives se vrasjes.
Xh. B.
Xh. B.