2 vjet nga 21 Janari, opozita sothomazhe për 4 viktimat
Të tjera rreth shkrimit Familjarët:Drejtësi, Prokurori i ri të gjejë autorët Të afërmit e viktimave: Nuk kemi më besim te drejtësia OSBE:Drejtësi pa ndikim nga politika Rama:Mbetet plagë e hapur Djali i Faik Myrtaj: Gjykatat nën presion,PS na ndihmoi Vëllai i Hekuran Dedës: Berisha bllokon zbardhjen Xhaxhai i Aleks Nikës: Do e çojmë në Strasburg
TIRANE- Shënohen sot plot 2 vjet nga tragjedia e 21 janarit, ku mbetën të vdekur 4 protestues të opozitës. Ashtu si një vit më parë PS do të organizojë një tubim homazh, që do të nisë në orën 11: 00 nga selia e PS, për tu drejtuar më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri përpara kryeministrisë aty, ku humbën jetën, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.
Ndërkohë që të afërmit e 4 viktimave shprehen të zhgënjyer nga drejtësia, e cila sipas tyre, "nuk do ta zbardhë kurrë ngjarjen, nga presioni i Berishës". Pas tubimit homazh rreth orës 12 00 në kinema “Milleniun” është përcaktuar për tu organizuar shfaqja e një dokumentari për “21 janarin” dhe pritet të mbajnë fjalën të afërm të viktimave si dhe lideri i opozitës, Edi Rama.
“Një tjetër 21 janar pa drejtësi, madje një 21 janar që e gjen procesin gjyqësor në një fazë rrënimi të mëtejshëm. Ne do të jemi nesër (sot) aty ku kemi qenë qysh nga dita e parë, në kërkim të drejtësisë, duke kujtuar 4 dëshmorët e 21 janarit”,- tha dje Rama duke shtuar se “21 janari është nga ato ngjarje që një vend nuk ka mundësi t’i harrojë, sepse është një plagë që do të mbetet e hapur, deri kur drejtësia të jetë venë në vend.
POLICIA KUFIZON QARKULLIMIN NE BULEVARD
Në lidhje me këtë tubim të PS, Policia e Tiranës ka njoftuar se duke filluar nga ora 10.30 deri në orën 14.00, do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor.
Policia sqaron se këto masa merren me qëllim sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, duke kryer edhe disa kufizime lëvizjes së mjeteve përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza" nga ora 10.00 deri më 14.00. Po ashtu, kufizime të mjeteve do të ketë për zhvillimin normal të marshimit homazh, duke filluar nga sheshi "Austria" deri në afërsi të Kryeministrisë.
GJYQI ENDE NUK ËSHTË MBYLLUR
2 vjet nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër protestuesit e opozitës, ende nuk ka një vendim të drejtësisë shqiptare, dhe si shume procese të tjera të bujshme nuk i ka shpëtuar zvarritjes as ky proces. Gjykata e Tiranës ka mbyllur shqyrtimin e provave, duke caktuar 30 janarin si ditën që prokuroria të paraqesë konkluzionet përfundimtare. I vetmi person që ndodhet pas hekurave për 4 vrasjet e 21 janarit është vetëm ish-gardisti Agim Llupo, i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit pranë derës së kryeministrisë, ndërkohë që prokuroria ka akuzuar lidhur me këto vrasje edhe ish-shefin e gardës, Ndrea Prendi.
(sg/shqiptarja.com)