E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini Evropa jo e plote pa Shqiperine dhe vendet e ballkanit mbeshtesim zgjerimin

12-12-2010 / Gazeta 55

Gjermani mblidhen ministrat e Jashtem te Europes Juglindore

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto mori mbeshtetjen e ministrit te Jashtem gjerman Guido Westervelle per integrim te plote ne BE. Kjo u konfirmua gjate konferences se organizuar me iniciativen e perbashket te ministrit te Jashtem te Gjermanise Guido Westervelle dhe te Austrise Michael Spindelegger ne bashkepunimin me Institutin ASPEN.
Perspektiva per Europen Juglindore- Austri Gjermani dhe SHBA ne dialog me vendimmarresit e rajonit mblodhi ne datat 10-11 dhjetor ministrat e Jashtem te vendeve te Evropes Juglindore. Gjermania do te mbeshtese integrimin e vendeve te rajonit ne Bashkimin Evropian sepse Evropa nuk mund te jete e plote pa vendet e Ballkanit u shpreh ministri i Jashtem i Gjermanise Guido Westervelle gjate takimit me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto.
Sipas zyres se shtypit te Ministrise se Jashtme ministri Haxhinasto falenderoi homologun gjerman per mbeshtetjen e pakursyer te Gjermanise ne procesin e integrimi te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe vecanerisht per liberalizimin e vizave me vendet ne zonen Schengen.
Duke vleresuar kontributin e Gjermanise si nje nga donatoret dhe investitoret kryesore ne Shqiperi ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ftoi biznesin gjerman qe te rrise pranine e tij ne Shqiperi. Nje gje e tille tha Haxhinasto favorizohet edhe nga klima mjaft pozitive e krijuar ne Shqiperi per thithjen e investimeve direkte. Ndersa ministri i Jashtem i Gjermanise Guido Westervelle vleresoi marredheniet shume te mira midis dy vendeve si dhe garantoi se vendi i tij do te mbeshtese integrimin e vendeve te rajonit ne BE.
Sipas zyres se shtypit te Ministrise se Jashtme te Shqiperise ne kete konference merr pjese edhe ministri i jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto por edhe perfaqesues te njohur te biznesit nga Gjermania Austria dhe Europa Juglindore. Diskutimet gjate kesaj Konference u perqendruan mbi perspektiven e integrimit evropian te rajonit te Ballkanit Perendimor krijimin e nje hapesire te sigurt ne Europen Juglindore si dhe mbi ceshtje te bashkepunimit ekonomik rajonal dhe me gjere. Gjate qendrimit te tij ne Berlin ministri Haxhinasto zhvilloi takime te vecanta me ministrat e Puneve te Jashtme te Gjermanise z. Guido Westereelle dhe te Austrise Michael Spindelegger si dhe me homologe te rajonit.
Ministri i Jashtem grek Droutsas Deri ne 2014-n vendeve te Ballkanit tu percaktohet axhenda e anetaresimit/Ministri i jashtem i Greqise Dimitris Droutsas tha se deri ne vitin 2014 te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor duhet tu jepet nje orar i qarte per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Ai keto komente i beri ne Sofje te Bullgarise ku u takua me koleget e tij nga Bullgaria dhe Serbia.
Greqia e merr presidencen e radhes se Bashkimit Evropian ne vitin 2014. Shtetet e Ballkanit Perendimor Shqiperia Maqedonia Mal i Zi Kosova Bosnje Hercegovina dhe Kroacia gjenden ne faza te ndryshme te procesit per integrim.
Droutsas tha se Athina zyrtare do punoje ngushtesisht me vendet e BE per pershpejtimin e procesit te anetaresimit te vendeve rajonit ne bllokun 27 anetaresh.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›