20 autobusa të rinj në linjën Kombinat-Kinostudio, Basha: Mbajtëm premtimin
Tiranë- Bashkia e Tiranës ka bërë sot inagurimin e 20 autobusave të rinj në linjën Kombinat-Kinostudion në kryeqytet, të cilët do të zëvendësojnë autobusat e vjetër.
I pranishëm në inagurimin e punës së tyre ishte dhe kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili në një deklaratë për mediat tha se autobusat kanë një kapacitet prej 100 personash, ndërsa shumë shpejt kësaj linje do ti bashkohen edhe 16 autobusa të tjerë.
Sot është një ditë e veçantë edhe për bashkinë, pasi ëhstë përmbushja e një premitmi. Zëvendësimi i linjës ekzistuese Kombinat-Kinostudio, edhe pse përmban vlera historike por aspak praktike, pra zëvendësimin me autobusë të rinj të sapoardhur. Janë 20 autobusë, me një kapcitet 100 pasagjerë secili, ndërsa 16 të tjerë do ti bashkohen kësaj linje që jo vetëm shërbimi, por edhe frekuenca të jetë sipas standarteve të shërbimit evropian. Autobusët do të punojnë çdo ditë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 00-00 të mbrëmjes në verë, ndërsa nga ora 05:00-23:00 në dimër,- tha Basha.
Më tej Basha u shpreh se shumë shpejt do të realizohet edhe premtimi i tij në fushatën e zgjedhjeve të 2011-ës, pasi siç u shpreh ai, në bashkëpunim me Francën po bëhet gati projekti për shtrimin e linjës së tramit.
Kryebashkiaku sulmoi edhe kryesocialistin Edi Rama, duke thënë se shpreson që mos të deklarojë sërish që projekti ishte i socialistëve, ndërsa shtoi se kur bashkia drejtohej nga Rama kjo linjë autobusësh ishte në një gjendje të mjerueshme.