Nora thotë “As ni zo”
Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 17:56
Vazhdimësisë së hiteve të reja gjatë kësaj vere i ka prirë edhe një bashkëpunim i këngëtares Nora Istrefi me reperin Mc Kresha.
Kënga “As ni zo” është hiti i radhës që Nora Istrefi dhe Mc Kresha pritet të sjellin për publikun shqiptar.
Kjo këngë është një bashkëpunim i Norës me MC Kreshën, Zzap dhe Chris, ndërkaq teksti i këngës është punuar nga Bim Bimma.
Klipin pritet që ta realizojë kompania “Entermedia” dhe ai do të transmetohet gjatë javës nëpër televizionet tona.