Jo vetëm me “Iluzion”
Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 17:54
Leonora Jakupi ka paralajmëruar hite të reja për publikun e saj në Kosovë dhe Shqipëri.
Këngëtarja ka thënë se pas klipit të saj “Iluzion”, ajo është duke punuar me të madhe për të realizuar edhe një hit të ri që pritet të vijë në vjeshtë.
Ndryshe, këngëtarja ka thënë se vendin e klipit “Iluzion” e ka zgjedhur në një vend në Shqipëri, me vetë dëshirën e saj. Sipas saj, ai vend është një bukuri natyrore dhe se asaj i pëlqen natyra.