Mumajesi sjell albumin “Detaj”
Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 17:55
Kantautori Flori Mumajesi ka sjellë një album të ri që është përmbledhje e këngëve të tij më të suksesshme që i ka realizuar gjatë këtyre viteve.
Këngëtari, që është në qendër të vëmendjes në të gjithë industrinë muzikore shqiptare, në albumin e tij ka përfshirë 16 këngë të ndryshme, duke përfshirë edhe hitet e tij të viteve të fundit.
Në të ka edhe bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm, por asnjë këngë nuk është me Elvana Gjatën.