E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 milionë euro në vit për Guardiolën

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 18:32

Federata e Futbollit të Katarit (QFA) kërkon Pep Guardiolën në detyrë të selektorit të ekipit kombëtar pas shkarkimit të Bruno Metsusit.

Pas paraqitjes për dy sezone në Al Ahli, gjatë karrierës së tij si futbollist, trajneri i Barcelonës Guardiola ka marrëdhënie të mira me QFA-në.

Sheiku Hamad Bin Khalifa Bin Ahma dal-Thani, kreu i QFA-së, ka përgatitur ofertë marramendëse prej 20 milionë eurosh në vit. Guardiola është në drejtim të gjigantit katalan nga viti 2008, ndërsa kontrata e tij me klubin skadon në fund të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›