Leonardo: Roma nuk vendos titullin

Trajneri i Interit, Leonardo, e cilësoi përballjen me Romën si jo vendimtare për titullin, ndërsa preku edhe çështje të tjera të aktualitetit, në një konferencë për shtyp gjatë ditës.
Roma, “Ndeshja me Romën është një klasike e Serisë A, do të jetë një ndeshje e madhe, edhe pse jo vendimtare për titullin. Pres të shoh një përballje shumë intensive dhe emocionuese, sepse këto ndeshje janë gjithmonë të tilla”.
Chivu e Thiago, “Me Chivu-n kam folur tashmë. Ai është një djalë i shkëlqyer, e pranon që gaboi me atë grusht, prandaj kapitulli është i mbyllur. E çuditshme që nuk është thirrur asnjëherë nga Brazili, por ai është shumë i lidhur me Italinë dhe do ta priste shumë mirë grumbullimin nga Prandelli”.
Bilanci : “Jam shumë i kënaqur nga rezultatet pozitive që kemi arritur deri tani, sepse ky është një kampionat shumë i vështirë. E dija që kjo skuadër mund të bënte më shumë, por është e rëndësishme të ecim në këtë rrugë”.
Calciopoli : “Nuk duhet të fiksohemi me një histori që ka kohë që ka ndodhur. Skandale ndodhin kudo, e rëndësisishme është të ecësh përpara”.