E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 raste në ditë te pediatria, virozat prekin fëmijët

Rriten rastet kur fëmijët preken nga helmimet e ushqimeve, alergjitë dhe infeksione për shkak të rritjes së temperaturave dhe konsumimit të produkteve të pakontrolluara.

Në pediatrinë e qëndrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në kryeqytet, janë regjistruar 250 konsulta dhe 20 shtrime brenda 24 orëve.

Mjekët thonë se i nxehti, viroza e stinës dhe helmimet kanë sjellë komplikacione në organizëm, në rrugët e frymëmarrjes, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Ndërsa, prindërit thonë se fëmijët e tyre janë prekur disa herë nga simptoma përgjatë kësaj kohe.

Për të shmangur përkeqësimet shëndetësore, mjekët apelojnë prindërit për më tepër kujdes dhe nisjen e konsultave mjekësore që në momentin që fëmija shfaq simptomat e para. Sipas bluzave të bardha çdo neglizhencë me shëndetin e fëmijës mund të sjellë infeksione të rënda kur nuk parandalohen në kohë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›