E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 shkurti, ekspozite ne kujtim te viktimave te komunizmit

Nje improvizim i shtetit burg, rrethim me tela 3 metra te larte, erresire, deshmitare te ekzekutuar, por edhe deshmitare te gjalle te krimeve te komunizmit shqiptar.

Kjo eshte panorama qe ofron ekspozita ne Muzeun Kombetar, qe vjen si perpjekja e pare serioze ne nderim te viktimave te regjimit komunist, pak kohe pasi qeveria zgjodhi ne menyre simbolike, t’i nderoje ata me 20 shkurt, diten e rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha.

Per kryeministrin, Sali Berisha, 20 shkurti, eshte dita e ngadhenjimit te popullit shqiptar kunder busteve te bronxit dhe busteve te gjalla.

Kryeministri Berisha permendi me indinjate pezullimin e zbatimit te Ligjit te Lustracionit nga Gjykata Kushtetuese, por tha se Partia Demokratike do te vazhdoje me durim betejen per ndarjen nga kapitulli me tragjik i historise se Shqiperise.

Megjithate ekspozita ne Muzeun Kombetar ne nderim te viktimave te komunizmit, 65 vjet pas 44-es Shqiperia mbetet vendi ku ende nuk dihet cilet ishin viktimat dhe cilet agresoret, cilet ishin heronjte dhe cilet kriminelet.

19 vjet pas 90-es, Shqiperia mbetet ende vendi i vetem ne Europen ish-komuniste me altarin me te rremujshem dhe pa inventar te popullit, qe u denua me faj dhe pa faj ne menyre kolektive. Mbetet ende vendi pa tempullin e martireve dhe pa libra me historine e vertete ne shkolla.

 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›