E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rojet e gënjeshtrës dhe përpunuesit e baltës

Përhapësit e mjegullnajave të mëdha në këtë vend janë me origjinë kryesisht të majtë, ndërsa “artileria” e tyre dunbabdiste, quhen media shqiptare dhe janë puro të majta ose 24 karatëshe. Shpifësit dihet që kanë si detyrë shpifjen, por këta të këtij soji janë më fanatikë se shpifësi. Më shkoqur; Shiteshin në Stamboll 2 buste, njëri ishte djalli, tjetri i biri. E pyet njëri sa kushton busti i djallit - 500 lira, tha tregtari. Po i të birit? Pyeti. 1000 lira. Pse kaq shumë i biri sesa babai? pyeti prapë blerësi. Epo - ia ktheu tregtari, ai është shejtan e bir shejtani. Shqip i thonë “qen bir qeni”. Djalli-puna e tij është djallëzia, e keqja, që është vendi i djallëzive. - Ushtria e tij janë: madhështia, xhelozia në të keqe, lakmia, marrja nëpër gojë
Dihet që edhe në librat e shenjtë shpifja është një keqe që e pjell dhe e sjell djalli. Por në këtë vend shpifja po ka baba të majtët. Çfarë nuk kanë shpifur në këto 2 muajt e fundit! E filluan me NATO-n, gjoja sikur nuk do të na pranonte Sllovenia, me shkronja të mëdha nxorën më pas Jalën... Por të mos harrojmë shpifjet e mëhershme për Trebickën, Fazlliçin... Dhe ç’është më e keqja, ajo që ia bën mirë “hyzmetin” kësaj mjegullnaje është pikërisht media, pra ajo është i biri i shejtanit, ose ndryshe, shejtan e bir shejtani. Çfarë duhet të besojnë njerëzia e shkretë atje në jug nga kësi bijë shejtanësh, që nuk kanë as fe e as besim, që rrinë e kruhen lokaleve të Tiranës, që paguhen kaq mirë për të shpifur. Mos harroni se vërtet këtij vendi i mungoi për kaq vite besimi, por ai, një ditë u rikthye - - dhe besimtarët e feve në këtë vend nuk janë të pakët - mirëpo a do të pranojnë ata shpifjen e ndërtuar me qëllim, veç për qëllime mafioze. Librat e shenjtë thonë se mafiozët e vërtetë kanë bërë pasuri, por nuk e kanë gëzuar kurrë atë, sepse lart është një Zot që i sheh e i dëgjon. E vërteta që po del në shesh këto kohë po tregon se as Jala, as Fazlliç, as NATO nuk na kanë bllokuar a na kanë vënë gardhe, por pengesat po shpiken vetëm nga mendja e njerëzve që punojnë djallëzisht që edhe nëse nuk janë, bëjnë punën e djallit dhe ia japin për ta hedhur në eter shejtan-medias. E i “biri”, nëse “babai” gënjeu 5%, ai e bëri 50%.
Portreti i tyre mbetet djalli. Ngjyra është katran, kurse grykësia, që e identifikon, s’ngopet kurrë me helmin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›