Dhurata për marrëveshjen, KE-ja hap negociatat për Serbinë dhe Kosovën
Bruksel- Arritja e marrëveshjes së Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit duket se ka sjellë dhe frytet e para. Komisioneri për zgjerimin në BE-, Stefan Fyle, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter shprehet se Komisioni Evropian ka ka rekomanduar fillimin e negociatave me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA).
“Komisioni Evropian miratoi rekomandimin për fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asocimit mes BE-së dhe Kosovës! Hapi i parë në nje rrugë të gjatë! Lajm i mirë”, – ka shkruar ajo ne rrjetin social Twitter.
Gjithashtu Fyle është shprehur se është bërë miratimi për nisje ne negociatave me Serbinë për anëtarësimin evropian. Marrëveshja e arritur mes dy kryeministrave është zyrtarizuar sot nga qeveritë e të dyja vendeve duke marrë numrin maksimal të votave.
Ndërkohë pak minuta më pas Bashkimi Evropian bëri të ditur edhe raportin,. Aty thuhet se të dyja shtet kanë bërë hapa pozitivë sa i përket marrrëdhënieve mes tyre.
Serbia ka bërë hapa konkrete në lehtësimin e dialogut me Kosovën si dhe ka përmbushur kriteret politike dhe kushtet e MSA. Do vijojmë të monitorojmë zhvillimet në Serbi, thuhet në raport.
Kosova dëshmoi përpjekjet e saj kundër krimit e korrupsionit dhe bashkëpunim të mirë me EULEX. Kosova hapa domethënëse në marrëdhëniet me Serbinë dhe në lehtësimin e dialogut, thuhet për Kosovën.