E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, shpallet Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë

serbet-e-veriutMitrovicë- Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel mes Beogradit dhe Kosovës, përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë shpallur themelimin e Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e 19 prillit.

Për shkak të rrethanave në të cilat po themelohet, ky kuvend do ta ketë karakterin e përkohshëm, është thënë në tubimin e sotëm të mbajtur në Mitrovicë,transmeton Rel.

Kuvendi do ti ketë aktet e përkohshme dhe do të vlejë deri në nxjerrjen e ligjit të posaçëm për autonominë esenciale të Krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë.

Po ashtu, ky “kuvend” do të ketë për detyrë që të mos lejojë zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e kanë quajtur të turpshme.

Ndërkohë mediet e Beogradit raportojnë se në pjesën veriore të Mitrovicës janë mbledhur rreth 10 mijë serbë, në një miting proteste në shenjë kundërshtimi të marrëveshjes së arritur midis Kosovës e Serbisë. Protesta ka filluar në orën 12 dhe para pjesëmarrësve po defilojnë kryetarët ilegalë të katër komunave . Shihen pankarta me përmbajtje kundër marrëveshjes, raporton Koha.net.

Mitingu mbahet me moton Veriu i Kosovës mbetet në Serbi.

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Kërstimir Pantiq, tha para pjesëmarrësve të protestës se para serbëve janë tri rrugë drejt Prishtinës, drejt Beogradit dhe e treta që çon nga pavarësia dhe që është e vetmja rrugë për formimin e Kuvendit të Bashkësisë së Komunave Serbe.

Rruga e tretë është e rrugë drejt pasigurisë, me rrezik, por e vetmja e mundshme, citohet të ketë thënë Pantiq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›