E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjet burg për vrasësin e nënës së Elsa Lilës

Albenc-Ago-dhe-Eva-Vishaj

Albenc Ago është mbyllur në qeli për vrasjen e Eva Vishajt, nënës së këngëtares së madhe shqiptare Elsa Lila.

Gjykata e Apelit shpalli dje verdiktin final për Agon, duke e dënuar me 20 vjet burg, pasi u shpall fajtor për krimin e rëndë.

Ago u dënua në mungesë në vitin 2005 nga Gjykata e Tiranës dhe një vit më vonë u ekstradua nga Italia, duke nisur dhe betejën ligjore me drejtësinë shqiptare.

Pas ecejakesh të shumta, Gjykata Kushtetuese e prishi vendimin e dhënë për Agon, duke i hequr nga supet dënimin me 20 vite burg, vendim që u la në fuqi dhe nga Gjykata e Lartë.

Pasi e rigjykoi çështjen, Apeli i Tiranës firmosi për fajësinë dhe dënimin e Albenc Agos.

Eva Vishaj (Lila), nëna e këngëtares së famshme shqiptare, u gjet e vrarë rreth orës 19.00 të mbrëmjes së 23 majit 1997 në kilometrin e 29-të të aksit rrugor Tiranë Elbasan, pikërisht në afërsi të fshatit Gracen. Trupi i pajetë i gruas u pikas nga një shofer furgoni që udhëtonte drejt Elbasanit, i cili e shoqëroi drejt Spitalit Ushtarak.

Eva Visha, para se të qëllohej me një plumb në sy, ishte keqtrajtuar me sende të forta dhe hedhur në anë të rrugës.

Dosja për shumë kohë mbeti pa autor dhe vetëm në vitin 2004, me insistimin e familjarëve, prokuroria e rihapi çështjen. Një vit më parë, u vu nën akuzë Albenc Ago dhe dosja ndaj tij u dërgua për gjykim. Gjykata e Tiranës firmosi dënimin me 20 vite në mungesë./A.XH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›