E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Ushtria është nën komandën e Berishës

topi ne vaqarPasditen e të mërkurës, kryetari i FRD-së, Bamir Topi, ka bashkëbiseduar me banorët e komunës Vaqar të Tiranës.

Pasi u prezantua kandidati për këtë zonë zgjedhore, profesor Haxhi Allmuça, biseda u përqendrua në problematikat e zonës.

FRD vlerëson në programin e saj se investimi në bujqësi do të thotë investim për të përmirësuar jetën e mbi gjysmës së shqiptarëve dhe për të çrrënjosur varfërinë, tha Topi.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës, ai u ndal edhe në mundësitë e shtrirjes së tregut bujqësor drejt Kosovës dhe anasjelltas, duke shfrytëzuar Rrugën e Kombit për qarkullimin e mallrave dhe bizneseve për të mirat reciproke të fermerëve te Shqipërisë dhe Kosovës.

Projektet e qeverisë kanë shkuar tek klientela e pushtetit në juglindje të Tiranës dhe taksat tuaja nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë, por atje ku janë interesat e qeverisë. Programi politik i FRD është për të gjithë shtresat e qytetarëve dhe nuk do ti diferencojë ata kudo që banojnë, vijoi Topi.

Duke iu referuar shkarkimeve të gjeneralëve në ushtri, Topi theksoi se drejtuesit e ushtrisë sot po vihen nën komandën e pushtetit politik të kryeministrit.

Ai u bëri thirrje banorëve të komunës Vaqar: Mposhteni indiferencën, vlerësoni 23 qershorin për të mos ia lënë në dorë votën, mjeshtrave të vjedhjes./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›