E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjet emigracion shqiptar, Topi në Torino

Kryetari i Shtetit shqiptar do të marrë pjesë në veprimtaritë që do të zhvillohen me rastin e 20-të vjetorit të fillimeve të emigracionit modern shqiptar në Itali dhe festimit të Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Synimi i këtyre veprimtarive është evidentimi dhe vlerësimi zyrtar i rrugëtimit të shqiptarëve në qytetin e Torinos, të cilët, përmes integrimit në mënyrë të natyrshme e dinitoze, janë kthyer në një model pozitiv edhe për bashkësitë e tjera.

Në agjendën e Presidentit të Republikës, veç pritjes dhe bisedimeve zyrtare me Kryetarin e Bashkisë së Torinos dhe autoritete të larta vendore, parashikohet përurimi i një ekspozite fotografike, kushtuar zhvillimeve pozitive në Shqipërinë e këtyre viteve të fundit, të para nga këndvështrimi i të rinjve shqiptarë, vizitë në Përfaqësinë e Dhomës së Tregtisë të Tiranës në Torino si dhe pjesëmarrja në aktivitetin kulturor e artistik “Shqipëria – njëzet vjet më pas”, që do të zhvillohet në Konservatorin “Xhuzepe Verdi” të Torinos. /Start/

                                                                                             2011-11-25 16:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›