E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapa me rëndësi kundër diskriminimit

“Këto materiale do të jenë një mjet i nevojshëm në luftën kundër diskriminimit. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Miratimi i ligjit Për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe ngritja e Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë dy shembuj të mirë”, tha Wollfarth.

Dosja e materialeve përfshin broshura dhe një audio CD për ligjin kundër diskriminimit, si dhe fletëpalosje ku shpjegohen detyrimet dhe të drejtat sipas këtij ligji, të gjitha të botuara në shtatë gjuhë, si dhe në Braille. Punimet artistike të fëmijëve të shkollave nëntëvjeçare për temën e anti-diskriminimit, të botuara në një broshurë të titulluar “Të ndryshëm, por të barabartë”, janë pjesë e kësaj dosjeje.

Materialet u drejtohen aktorëve kryesorë në këtë fushë, personave në rrezik diskriminimi, si dhe publikut të gjerë. Prezenca ka punuar nga afër me autoritetet kombëtare për hartimin e ligjit kundër diskriminimit, si dhe ka mbështetur ngritjen e Zyrës së Komisionerit. /Start/
 

                                                                                             2011-11-25 16:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›