E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjitha gjuhët në "Transzinxhir"

Pedagoge dhe studente te kursit III dhe IV nga Fakulteti i Artit Skenik, i Muzikes dhe i Arteve te Bukura punuan bashke per projektin "Transzinxhir", qe u prezantua me 8 dhjetor ne burgun e vjeter te Shkodres dhe dje ne Galerine FAP te Akademise se Arteve. Te "Transzinxhir" kombinohen poezia, muzika, koreografia, arti pamor.


Studentet jane drejtuar nga pedagoget: Zef Paci, Stefan Çapaliku, Fatos Qerimaj dhe Gjergj Prevazi. Regjisori i performances, Çapaliku, shpjegon se me kete projekt synohet "rikthimi i vemendjes se shoqerise mbi te kaluaren komuniste".


Sara Smaja dhe Emiljano Palali interpretojne poezi, "1945" dhe "Testamenti" nga Primo Shllaku, "Nje gozhde" nga Zef Zorba dhe vargje nga "Libri i burgut" i Arshi Pipes.

Studentet e Artit Pamor, Dorel Lleshaj, Orieta Dashi, Arjan Serjanaj, por edhe te rinj qe e kane mbaruar Akademine e Arteve, Ledia Kostandini e Enkelejd Zonja, prezantohen me pikture, instalacion, video, nepermjet te cilave reflektojne per te kaluares, e ironizojne ate, apo rrefejne perjetimet e tyre ne ate kohe. Pjese e shfaqjes jane edhe balerinet Elton Çefa dhe Milena Murka. Neser, ne Akademine e Arteve shfaqen fragmente te performances.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›