20 vjetori i FRESSH, Rama: Re Fressh, për të ndryshuar politikën
TIRANË- Forumi i të Rinjve Socialistë feston sot 20 vjetorin e themelimit të tij në Pallatin e Kongreseve, ku rreth 5000 të rinj do të bashkohen për një “RE;FRESSH” të PS-së dhe forumit të tyre. Aktiviteti nisi sot rreth orës 11:30.
Në aktivitetin kryesor në Pallatin e Kongreseve janë të pranishëm kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama drejtues të tjerë të lartë të PS-së si dhe një pjesë e themeluesve të FRESSH-it. Në aktivitet merr pjesë edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, ambasadori i SHBA, Arvizu, kryediplomatja britanike, etj.
Ndërkohë përveç organizimit në Pallatin e Kongreseve, të rinjtë do të marshojnë dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është pritur me duartrokitje nga të rinjtë në 20-vjetorin e themelimit të FRESSH. Ai ka përgëzuar aktivitetin e quajtur Re Fressh, duke e cilësuar atë lajmin më të gëzuar për forcën politike që ai drejton, ndërsa i këshilloi të rinjtë se ata sot duhet të ndryshojnë politikën. Re Fresh, për Ramën përfaqëson një vullnet rinor për ta ndryshuar politikën, për ta bërë më të mirën për gjithë shqiptarët.
“Pa ndryshuar politikën asgjë tjetër s’do ndryshojë dot për cdo të ri që meriton vendin e vet në këtë shoqëri. Pa ndryshuar politikën, ju nuk ndryshoni dot realitetin e përditshëm në shkollë, lagje në cdo komunitet që jetojoni, nuk mund të gjejmë vetën në BE, në bashkësinë e kombeve të lira europiane, pa ndryshuar politikën”, tha Rama.
Rama këshilloi të rinjtë të merren me politikën, pasi sa më pak të merren me të, aq më shumë do vuajnë gabimet e saj.
“Të merresh me politikë do të thotë t’i japësh ëndrrës fuqinë mbështetëse të vendimmarrjes, që poltika të veprojë në të mirën tënde. Të bësh të mundura bashkë me të tjerat ato gjera që askush si bën dot i vetëm”, nënvizoi Rama.
Në këtë 20 vjetor, Rama paraqiti para të rinjve edhe programin e ri të PS-së për një “Rilindje Shqiptare”, brenda të cilit, sic tha ai është shkruar një realitet i ri për cdo të ri shqiptar. “Ne duam t’i japim jetë një qeverië që angazhohet realisht me ju, të dëgjojmë shqetësimiet tuaja sot e nesër, historitë, mendimet tuaja”, tha Rama.
Veliaj: Një "rifresh" zgjidhja për Shqipërinë
Ora 12:00- Erion Veliaj, sekretari socialist për rininë në Partinë Socialiste, gjatë fjalës së tij sot deklaroi se, vetëm të rinjtë mund ta ndryshojnë Shqipërinë. “Një rifresh, një rifreskim i të gjitha ideve tona është zgjidhja për Shqipërinë”, tha Veliaj.
Veliaj shtoi se sot “Në Shqipëri ka 1 milion të papunë, ai që është ulur sot krah jush është i papunë. Ata janë të rinj, janë të shkolluar dhe janë të pashpresë”.
E vetmja ide finale e 99% të të rinjve të ndershëm shqiptar sot është që të ikin, pasi nuk mund të gjejnë punë, tha Veliaj më tej.
“Nëse jeni fëmijë apo dhëndër i familjeve në pushtet mund të punosh ku të duash, në ministri në ambasadë. Sot shoqëria më e pabarabartë se kurrë”, shtoi Veliaj.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FRESSH, Rama dy anë medaljeje: Majko i pastër, Meta i pisët