E Diel, 1 Nëntor 2026

20-vjetori i FRESSH-it, forumi feston në Pallatin e Kongreseve

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë (FRESSH) shënon sot 20 vjetorin e themelimit të tij. Aktiviteti me rastin e 20-vjetorit të FRESSH-it ka startuar në Pallatin e Kongreseve me interpretimin e himnit kombëtar.

Aktivitetin e ka çelur sekretari për rininë dhe emigracionin në Partinë Socialiste Erjon Veliaj i cili ka theksuar se sot të rinjtë shqiptarë po përballen me vështirësi të mëdha duke filluar nga shkollimi e deri tek punësimi dhe kjo sipas tij është mjaft shqetësuese.
 

“Familjet tona janë të shqetësuara sot, kombi ynë është i shqetësuar sot. 1 milionë të papunë në Shqipëri nuk janë statistikë, ata janë njerëz që janë pranë jush. Ata janë të shkolluar dhe janë të pashpresë. Pas një viti trazicion e vetmja ide për të rinjtë shqiptarë është të ikin nga ky vend dhe kjo është shumë shqetësusese” ka theksuar Veliaj ndërsa shtoi se e vetmja zgjidhje për problemet e tyre janë vetë të rinjtë që duhet t`i japin një refresh të gjithë energjive të tyre.

Në aktivitetin kryesor në Pallatin e Kongreseve janë të pranishëm kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama drejtues të tjerë të lartë të PS-së, një pjesë e themeluesve të FRESSH-it si dhe ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadorja e Britanisë së Madhe Fiona Mcllwham.

Ndërkohë përveç organizimit në Pallatin e Kongreseve, të rinjtë do të marshojnë dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›