E Shtunë, 31 Tetor 2026

200 kg marijuanë në Librazhd, policia kaplëndën narkotike

Marijuane e sekuestruar / Foto arkiv

200 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia para pak minutash në qytetin e Librazhdit. Lënda narkotike është kapur në një automjet me targa AA 659 CE në fshatin Hodolisht.

Mësohet se pasi kanë pikasur se po i ndiqte policia, drejtuesi i mjetit dhe disa persona të tjerë kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Policia ka bllokuar lëndën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›