E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjitha aktivitetet artistike Shqipëri-Kroaci

Zagreb, 27 shkurt, NOA Janë rreth 30 aktivitet artistike që do të zhvillohet përgjatë tre viteve mes artistëve shqiptar dhe atyre kroat. Marrëveshja e firmosur mes ministrit Ferdinand Xhaferaj dhe homologun e tij kroat, Bozo Biskupic, parashikon një sërë evenimentesh që kanë të bëjë me pikturën, muzikën, fokflori dhe gjinitë e tjera të arteve. Pogrami i Bashkëpunimit kulturor midis dy ministrive për vitet 2010, 2011 dhe 2012, përfshinë ekspozita shqiptare në Kroaci: ekspozitë pikture me peisazhe nga Shqipëria nga artistë shqiptarë, ekspozitë fotografike Shqipëria turistike

Mdërsa do të jenë tre ekspozita kroate në vendin tonë; ekspozitë e dizajnit kroat 0708, ekspozitë e artikujve bashkëkohorë të argjendarisë dhe ekspozitë e një artisti kroat.

Sipas njoftimit të ministrisë së Kulturës, palët do të inkurajojnë pjesëmarrjen e artistëve të Palës tjetër në ekspozitat ndërkombëtare respektive të artit në vendet e tyre.

Pala shqiptare propozon pjesëmarrjen e artistëve kroatë në evenimentet e mëposhtme:

Festivali Folklorik Ndërkombëtar Përmeti Multikulturor, anëtare e CIOFF, çdo vit në Qershor, Përmet, festivali Folklorik Ndërkombëtar ALB- Mediterraneo, çdo vit në muajin gusht, në Vlorë, festivali Folklorik Oda Dibrane çdo vit në muajin tetor, në Peshkopi, festivali Ndërkombëtar i Monodramës Albamono 08, festivali ndërkombëtar i Teatrit Mesdhetar Butrinti 2000, në teatrin antik të Butrintit, sit arkeologjik nën mbrojtjen e UNESCOs, në Sarandë, festivali i Teatrit Kontemporan Skampa, Elbasan, festivali i baletit Albania Dance Meeting 2010, festivali Europian i Korreve, konkurs pikture Deti dhe Arkeologjia.

Gjithashtu, palët do të promovojnë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të institucioneve muzikore, koncertore dhe teatrore, duke përfshirë shkëmbimin performancave të ansambleve dhe artistëve të ftuar.

Ministria e Kulturës shqiptare i ka propozuar homologes kroate evenimentet e mëposhtme për pjesëmarrje të mundshme në Shqipëri: Ditët e Artit muzikor Shqipëri Kroaci, festivali Vera e Adriatikut, festivali i V-të Ndërkombëtar i të Rinjve Maratona rinore, festivali Ndërkombëtar i Aktrimit Apollon 2010,

Ndërsa ministria kroate do të informojë palën shqiptare mbi mundësitë e pjesëmarrjes së artistëve shqiptarë të ftuar nga organizatorët e evenimenteve kulturore ndërkombëtare në Kroaci: festivali i Dancit Kontemporan, në Zagreb, festivali i Dancit dhe Teatrit të Pantomimës Svetvincenat, në Svenvincenat, festivali Ndërkombëtar i Teatrit, në Zagreb, EUROKAZ, Zagre, festivali Teatror i Skenës së Vogël të Rijekës, në Rijekë, festivali Ndërkombëtar i Teatrit PUF, Pulja, festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave PIF Zagreb, festivali i Fëmijëve në Sibenik, Sibenik,Qëndra Kulturore Ndërkombëtar e Muzikantëve të Rinj Kroatë në Groznjan, në Zagreb, bienalja e Muzikës Zagreb, në Zagreb dhe destivali Veror i Dubrovnikut, në Dubrovnik.

m.xh/NOA

.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›