E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mora: Maqedonia së shpejti anëtare e BE-së

Maqedonia dhe Kroacia kanë gjasa reale për hyrje të shpejtë në BE, deklaroi Marek Mora, këshilltar i politikës së jashtme dhe çështjeve evropiane të kryeministrit çek Jan Fisher.
"Qasja e BE-së ndaj Maqedonisë nuk është korrekte. Vendi i plotëson të gjitha kushtet për të hyrë në BE. E bllokon vetëm Greqia për shkak të emrit", deklaroi Mora.
Republika çeke në pesë vitet e ardhshëm dukshëm do të ndikojë në çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian për shkak të faktit që funksionin prej eurokomesari për zgjerim e ka pikërisht çeku Shtefan File.
Për Moran, zgjedhja e kandidatit çek është hap logjik nga ana e shefit të Komisionit, Zhoze Manuel Barozo dhe sipas mendimit të tij ai është i vetëdijshëm se bashkëpunimi ndërkombëtar në mes BE-së dhe zgjerimit të mëtejshëm të BE-së është çështje me të cilën çekia merret një periudhë të gjatë dhe se gjatë kohës së kryesimit çek me BE-në në këtë sferë i është kushtuar vëmendje e madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›