E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monedhat e floririt, nje investim i sigurt

Monedhat e floririt po terheqin me shume interesin e atyre qe duan te realizojne nje investim te qendrueshem. Kjo sjellje ka filluar te terheqe vemendjen e tregtareve te argjendarive me te medha ne vend. Blerja e ketyre monedhave eshte karakteristike e koheve te pasigurta per nje pjese investitoresh. Argjendaret qe tregtojne keto monedha tregojne se kane rritur shitjet e tyre, megjithate investitoret ne kete treg nuk reagojne po aq sa investitoret e shume vendeve te huaja. Sipas, nje prej argjendareve me te medhenj ne vend, keto kohet e fundit ka me shume raste te blerjes se monedhave te floririt. Arsyeja kryesore, sipas tij, eshte siguria me e madhe ne tregun e investimeve. Megjithate, kjo tendence eshte ne rritje te lehte. Sipermarres i floririt shpjegon se nje faktor frenues i atyre klienteve qe shikojne te investojne ne metalet e cmuara eshte cmimi i rritur i floririt ne burse. Per sa u perket diamanteve nuk mund te thuhet e njejta gje. Ato nuk po shihen si nje forme investimi nga shqiptaret. Blerja e diamanteve nuk eshte nje investim po aq i sigurte sa floriri vleresojne argjendaret shqiptare. Ne te njejten kohe, argjendaret tregojne se tregtia e diamanteve bazohet ne nje raport besimi dhe per te siguruar nje treg te qendrueshem te tyre nevojitet te kete nje besim te konsoliduar jo vetem mes klientit e tregtarit, por edhe mes vete klienteve. Akoma me pak shihen si mundesi investimi oret e shtrenjta. Pronaret e dyqaneve te markave me te njohura te oreve, tregojne se ato nuk shihen aspak si nje forme investimi. Pavaresisht vleres se tyre relativisht te larte, tregu i oreve preket nga tendenca e ndryshimeve ne kohe. Lloje me te reja futen gjithnje ne treg, sipas nje prej tregtareve ne kryeqytet, "ndaj ora e pak viteve me pare, vetem sa e humbet vleren".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›