Sulm kamikaz në Irak, 30 të vdekur

Dita e dytë e vitit ka rikthyer sulmet kamikaze në Bagdad. Të paktën 30 persona gjeten vdekjen nga një shpërthim në një qytet në jug të Bagdadit, njoftoi policia. Dhjetëra vetë u plagosën në sulmin që ndodhi gjatë një takimi të liderëve tribale sunite në Yusufiya, 20 km nga kryeqyteti. Policia sqaroi se kamikazi ishte një person që hyri në shtëpinë e një sheiku, që kishte ftuar krerët e tribuve për darkë. Mes viktimave janë disa krerë sunite, por jo vetë sheiku.