SHBA,9 myslimanë zbriten nga avioni

Nëntë myslimanë, mes të cilëve edhe tre fëmijë, janë detyruar të zbresin nga një avion në Uashington, pasi dy pasagjerë i kishin dëgjuar të shqiptonin fraza të dyshimta. Pas ndalimit dhe marrjes në pyetje nga FBI, personat janë lënë të lirë, por kompania ajrore nuk i ka pranuar ata më në bordin e avionit. Pasagjerët janë detyruar të marrin bileta të tjera, por të rimbursuarat kushtonin me pak nga ato që kishin marrë fillimisht. Sipas deklaratave të personave, ata janë parë si të dyshimtë thjesht nga pamja e tyre e jashtme, mjekrës tek burrat dhe shamitë tek gratë. Ata do të udhëtonin me një avion të kompanisë AirTran nga aeroporti "Ronald Reagan" drejt Orlandos në Florida. Pas denoncimit të dy pasagjerëve, piloti pezulloi fluturimin.