E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në autostradë,viktima e paidentifikuar

Është ende i paidentifikuar 50 vjecari i cili u gjet i pajetë në autostradën Tiranë- Durrës në mbrëmjen e së enjtes. Policia dyshon se viktima mund të ketë vdekur nga përplasja me një makinë. 

DURRES- Kufoma e një 50 vjecari është gjetur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Tiranë- Durrës, pranë kthesës së Sukthit. Policia dyshon se viktima ka qenë një kalimtar që po ecte në autostradë dhe automjetet që kanë udhëtuar me shpejtësi e kanë përplasur. Aksidenti ndodhi rreth orës 19.99 në mbrëmjen e së enjtes dhe kufoma që i përket një mashkulli rreth te 50 u percoll menjehere ne morgun e qytetit të Durrësit ku do t’i bëhet ekspertiza e nevojshme dhe do të punohet për identifikimin e tij. Policia po heton edhe shkaqet e aksidentit si dhe autorin e ngjarjes.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›