2010, italianët nuk deklaruan 50 miliardë euro të ardhura

Nga paratë e padeklaruara, 20 miliardë i përkasin 8 850 personave në punë, dhe më shumë se 10 miliardë janë dërguar jashtë shtetit për të shmangur taksat.
Më shumë se gjysma e parave që dolën nga Italia përfunduan në Luksemburg dhe Zvicër.
Kryeministri Silvio Berluskoni është ankuar se pothuajse një e katërta e ekonomisë italiane nuk taksohet, teksa vendi lufton me borxhin e lartë publik.
Banka Qendrore e Italisë thotë se deficit publik i vendit në vitin 2010 do të jetë me poshtë se pesë për qind e GDP-së, por thekson se borxhi publik do të jetë 118,6 për qind e GDP-së.
Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një nismë për të luftuar evazionin fiskal dhe ekonominë e fshehtë.
Guardia di Finanza(policia financiare) thotë se ka sekuestruar më shumë se 110 milionë euro produkte të rreme ose të rrezikshme gjatë vitit 2010, duke filluar nga pjesët e makinave deri tek produktet kozmetike dhe farmaceutike. Rreth 3 miliardë euro asete u janë konfiskuar mafieve në vitin e kaluar.
/Start/F. Prroni/
2011-01-31 18:21