Shkup, bojkoti iKuvendit, Veljanovskikërkon takim me opozitën
SHKUP- Partitë opozitare në Maqedoni nuk do të marrin pjesë sot në takimin e thirrur nga kryeparlamentari Trajko Veljanovski për të diskutuar për tejkalimin e krizës parlamentare.
Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski ftoi sot shefat e grupeve parlamentare të opozitës që të marrin pjesë në takimin e rregullt bashkërendues për të diskutuar për të gjitha çështjet e hapura dhe për arsyet e bojkotit të punimeve të Parlamentit.
“Bojkoti nuk është mënyra e vërtetë për të vepruar dhe kjo është në kundërshtim me interesat nacionale të shtetit. Jam i gatshëm për të hapur dhe diskutuar të gjitha çështjet e hapura që nga opozita janë detektuar si problematike për kapacitetet demokratike të legjislativit”, deklaroi Veljanovski, citojnë mediat maqedonase.
Partia më e madhe opozitare LSDM të shtunën përsëriti qëndrimin se nuk do të marrë pjesë në punimet e Parlamentit.
Në të njëjtën vijë me partitë maqedonase të opozitës lidhur me bojkotin të dielën vendosi edhe Demokracia e Re (DR) me katër deputetët e saj. Partia tjetër opozitare shqiptare PDSH me pesë deputetët e saj para gati dy viteve po bojkoton punimet e Parlamentit, në shenjë pakënaqësie për mospërfilljen e çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Në Parlamentin e Maqedonisë mbetet maxhoranca absolute me 63 deputetë të koalicionit “Për Maqedoninë së bashku” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, 18 deputetët e BDI-së, por edhe katër deputetë të Liberal-demokratëve maqedonas dhe dy deputetët të pavarur.
(telegrafi/balkanWeb)