E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, policia kontroll apartamentit të djalit të Mlladiç

BEOGRAD- Policia serbe kontrolloi sot në mëngjes apartamentin në Beograd të djalit të Ratko Mlladiç, i arratisuri i kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte në Bosnje, njoftoi AFP-në një zëdhënës i prokurorisë serbe për krimet e luftës.
"Qëllim i këtij kontrolli ishte gjetja e provave ose gjurmëve që mund të ndihmojnë në lokalizimin dhe gjetjen e Ratko Mlladiç", deklaroi me telefon zëdhënësi, Bruno Vekariç.
Operacioni që zhvillohet me urdhërin e prokurorisë serbe për krimet e luftës, filloi orët e para të mëngjesit në apartamentin e Darko Mlladiç, djali i Ratko Mlladiçit.
Qeveria serbe vendosi në nëntor të japë 10 milionë euro shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e ish-liderit ushtarak të serbëve të Bosnjes.
Ratko Mlladiç dhe një ish-zyrtar i serbëve në Kroaci, Goran Haxhiç, janë dy të arratisurit e fundit të kërkuar nga TPI-ja për krime lufte.
Ratko Mlladic është akuzuar për gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, TPI, për rolin e luajtur gjatë luftës ndërkomunitare të Bosnjes së viteve 1992-1995. Ai konsiderohet si përgjegjësi kryesor për masakrën e Srebrenicës, ku u vranë 8 000 muslimanë të Bosnjes në vitin 1995

(d.b/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›