Veriu, strukturat ilegale iniciativë për zgjidhjen e krizës
MITROVICE - Krerët e strukturave jo legjitime në veri të Kosovës i janë drejtuar me një iniciativë, për zgjidhjen e përkohshme të krizës në veri, përfaqësuesve të KFOR-it, EULEX-it, UNMIK-ut dhe OSBE-së.
Sipas tyre, kjo iniciativë është dorëzuar me qëllim të tejkalimit të situatës në veri, në mënyrë të qetë dhe më pas pritet të ketë edhe një marrëveshje politike.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, të cilat theksojnë se kjo iniciativë nënkupton që të mos ketë aksione të dhunshme të KFOR-it dhe subjekteve të tjera në Kosovë, pikëkalime të lira dhe lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave, si dhe të mos ketë funksionim të institucioneve të Prishtinës e as barrikada nëpër rrugë.
Veç propozimit që çështjet të zgjidhen me dialog, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës, propozohet që kontrollin e plotë dhe ruajtjen e sigurisë ta bëjë KFOR-i, ndërsa aktivitetet policore në pikëkalimet 1 e 31 t’i kryejë policia lokale e Kosovës.
(er.nu/BalkanWeb)