Kuvend, sot shqyrtohet privatizimi i ‘Albpetrol’, votohet dhe kreu i KLSH
TIRANË- Kuvendi në seancën plenare të ditës së sotme nisi shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme në fushën ekonomike, në drejtësi, arsim etj.
Diskutohet pr/ligji për mbikëqyrjen e produkteve joushqimore
Ora: 10:45- Seanca e radhës e Kuvendit nisi me diskutime rreth pr/ligjit për mbikëqyrjen dhe tregtimin e produkteve joushqimore.
Deputeti socialist Saimir Tahiri ngriti shqetësimin e tregtimit të mallrave të pakontrolluara në treg, duke sjellë ndërmend zjarrin e pak ditëve më parë në një magazinë fishekzjarrësh në Tiranë.
“Nëse ka një shprehje që sot merr kuptim më shumë se kurrë është të blesh vdekjen me para. Nuk është mbushur muaji nga zjarri ne tregun industrial në kombinat ku u shkaktuan dëme të mëdha, e gjithë kjo sepse në atë treg shiten në mënyrë të pakontrolluar mallra që nuk kanë garanci për jetën e qytetarëve”,- deklaroi Tahiri.
Ndërkohë, sipas deputetëve të mazhorancës, pr/ligji për mbikëqyrjen dhe tregtimin e produkteve joushqimore është në përputhje dhe nuk bie në kundërshtim me dispozitat e Bashkimit Europian.
Kuvend, sot shqyrtohet privatizimi i ‘Albpetrol’, votohet dhe kreu i KLSH
Ora: 07:40- Rendi i ditës i publikuar zyrtarisht nga Kuvendi parashikon që seanca parlamentare e radhës të shqyrtojë pr/ligjin "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë 'Albpetrol' sh.a. Patos", i cili pritet të shoqërohet me debate për shkak të kundërshtimit të opozitës.
Gjithashtu, në punimet e ditës së sotme deputetët do të shqyrtojnë dhe pr/ligjin "Për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve joushqimore" dhe një shtesë në ligjin "Për miratimin e niveleve të tarifës doganore".
Disa ndryshime në ligjin "Për noterinë", si dhe disa shtesa në ligjin "Për arsimin e lartë", janë gjithashtu në axhendën e punimeve të Kuvendit, ndërsa pritet të votohet dhe dekreti i Presidentit të Republikës për emërimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Një interpelancë me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, e kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade është parashikuar në fund të punimeve të seancës së Kuvendit.
(d.b/er.nu/BalkanWeb)