E Shtunë, 31 Tetor 2026

2011 Ksera premton 12 mije vende te reja pune

Rishikimi i skemës së ndihmës ekonomike në të gjithë vendit, do të jetë sfida kryesore e ministrisë së Punës. Ministri Spiro Ksera tha se do të identifikohen të gjitha ato familje që janë futur në këtë skemë në mënyrë abuzive, ndërkohë që për herë të parë, do të përfitojnë nga ajo, dhe viktimat e dhunës në familje.

"Ngritjen dhe funksionimin e regjistrit dixhital me të dhënat e kërkuesve dhe përfituesve të ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe shërbimeve të kujdesit në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Ndërtimi i këtij rrjeti do ta bëjë më të kontrollueshëm skemën duke ulur në maksimum abuzivitetin dhe duke krijuar mundësinë që të mos mbeten jashtë skemës së mbështetjes me të ardhura familje apo individë në nevojë", tha Spiro Ksera, ministër i Punës.

Ministri i Punës ka premtuar nje reduktim te papunësisë në vend, duke premtuar këtë vit rreth 12 mije punësime, duke ndikuar kështu dhe në uljen e varfërisë. "Përsa i përket punësimit dhe afërsisht ne e kemi mbajtur normën në 13 për qind, këtë vit do jemi në normë se qëllimi jonë është që të hedhim në tregun e punës shumë të rinj", tha Ksera.

Prioritet për ministrinë e Punës, do të jetë dhe rritja e pensioneve, të cilat jane parashikuar që për këtë vit për qytetin të rritet në masën 5% dhe për fshatin 10%.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›