KQZ vendos per anetarin e shtate te KZAZ-ve opozita bojkoton

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndarë më short zonat ku PS dhe PD do të kenë kryesimin e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve. Kështu demokratët do të kenë kryetarin dhe anëtarin e 7 në Tiranë, Berat dhe Vlorë ndërsa PS në Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër.
"PD do të propozojë anëtarine shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, dhe PS do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numrin cift. Kush është dakord, me këtë rezultat? 4 pro, miratohet, mbyllet dhe kjo pikë e rendit të ditës", tha kreu i KQZ, Ristani.
Janë 66 komisione zonale të administrimit të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë në varësi të të cilëve do të jenë qendrat e votimit në 8 maj. Sipas kodit zgjedhor, 3 anëatër të KZAZ-së i takojnë PD-së dhe 3 PS-së, ndërsa kryetari ndahet me short mes tyre. Por që prej 12 janarit, në të gjithë mbledhjet e komisionit qëndror të zgjedhjeve, anëtarët e opozitës nuk ka qenë e pranishëm.
Elona Gjylmi