Demostrata e opozites me sloganin Sali dorezo Bllokun
“Sali Dorëzo Bllokun” , eshte slogani i demostrates se paralajmeruar te premten e kesaj jave. Ne mesdite do te nise grumbullimi i njerezve nga kater pika kryesore te kryeqytetit, stacioni i Trenit, rruga e Elbasanit, Zogu i Zi dhe Stadiumi Dinamo. Marshimi pritet te mbledhe ne bulevardin Deshmoret e Kombit, ne oren 14:00.
Demostrata ndryshe nga protestat e meparshme te organizuara nga opozita, nuk do te kete fjalime te protagonisteve, por eshte menduar si tubim i popullit, ku opozita eshte me te dhe pjese e tij sic kane deklaruar kreret e saj. Ajo qe ende ka mbetur e pasaktesuar eshte koha qe do te zgjase demostrata. Opozitaret kane vijuar te bejne thirrje qytetareve te jete pjese e reagimit popullor per te kundeshtuar sipas tyre nje qeveri te zhytur ne llumin e korrupsionit.
"Jemi të shqetësuar për katandisjen publike të këtij njeriu që me cilësinë e kryeministrit të votave të vjedhura, po synon të katandisë Shqipërinë dhe shqiptarët si mos më keq. Ndaj sot i bëjmë thirrje qytetarëve që ta kthejnë datën 21 në ditën e demonstratës popullore për rikthimin e dinjitetin që Kryeministri në ikje dhe qeveria rrush e kumbulla po nëpërkëmbin dita ditës. 21 janari nuk është dita e demonstratës së socialistëve për pushtetin e tyre, por dita e demonstratës së shqiptarëve për shtetin të gjithëve", tha deputeti socialist, Saimir Tahiri.
Opozitaret kane shperndare sot ne te gjitha njesite bashkiake ne kryeqytet,lajmerime dere me dere per tiu bashkuar demostrates se 21 janarit, si reagim qytetar ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes se Sali Berishes, qe sipas tyre pati kulmin me te shemtuar e flagrant me ate qe opozita konsideron si skandalin Meta. Sipas tyre, ky eshte momenti per ti kthyer shqiperise dhe njerezve te zakonshem nje qeveri qe punon per ta, dhe jo qe i vjedh dhe i plackit me bllok ne dore, moment qe eshte perzgjedhur edhe si simbolike ne sloganin e demostrates se te premtes.
Rovena Moçka