E Diel, 1 Nëntor 2026

TIA Tu hiqet imuniteti zyrtareve

Transparency International Albania kërkon shfuqizimin e imunitetit të deputëve për t’i hapur  rrugë hetimit të tyre. Organizat joqeveritare, i drejtohet presidentit, kuvendit dhe qeverisë të ndërrmarin procedurat e duhura ligjore për të ndërhyrë në Kushtetutë dhe zhveshur ligjvënësit nga mburoja ligjore.

"Organizimin e nje seance te jashtezakonshme parlamentare per ndryshimin e Kushtetutes ne lidhje me heqjen e imunitetit si privilegj per deputetet, ministrat, gjyqtaret dhe cdo drejtues institucioni, me qellim hapjen rruge te hetimit per cdo veper penale te kryer prej tyre. Vetem, angazhimi retorik dhe deklarativ mbi imunitetin eshte i pamjaftueshem dhe jo ligjor per te thyer barrierat e imunitetit dhe per te hetuar pa vonese e pengese cdo zyrtar te implikuar", thotë Inesa Hila, koordinatore e TIA.
 
Gjithashtu TIA i bën apel drejtësisë të tregohet e paanshme dhe të mos vonojë në zbardhjen e  çdo akuze ndaj zyrtarëve të lartë  për korrupsion. Ndryshe nga praktika e deri tanishme ku cështje të tilla janë lënë në heshtje. Edhe një herë Transparency, në vazhdën e luftës kundër korrupsionit,  ka ngritur shqetësimin për fiancimet  e paligjshme partiake.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›