Ndryshon programi i 9-vjecares

Nga klasa e parë në të nëntë do të ketë një ndryshim të kurrikulave, ndërsa përsa i përket shkollave të mesme, ato nuk do të kenë ndryshim të tyre. Kështu deklaron për Alsat drejtoresha e Institutit të Zhvillimit te Arsimit, e cila thotë se edhe vlerësimet e ndërkombetarëve, nga studimet që kanë bërë rezultojnë se ndryshimet duhet të fillojë në arsimin bazë.
"Sistemi i klasës 1-9 ku mendohet të bëhet një rishikim i të gjithë kurrikulës. Kurrikula e arsimit bazë ka nevojë për rishikime, për integrim ndërlëndor dhe ka nevojë për ndryshime qoftë në planin mësimor, qoftë në standarde", thotë Tidita Abdurrahmani, drejtoreshë e Institutit të Zhvillimit te Arsimit.
Por ndryshimi i programeve mësimore, nuk do të jetë gati në fillim të vitit të ri shkollor, ndërkohë që më kurrikulat e reja, do të ketë edhe një ndryshim në shpërndarjen e orëve mësimore, si dhe me shumë kritere në kualifikimin e arsimitarëve.
"Me rishikimin e programeve dhe rihartimin e programeve të reja vazhdon pas me hartimin e teksteve përkatëse dhe për herë cikli i plotë i zbatimit të një kurrikule të re do një periudhë kohe", tha ajo.
Një nga rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë që janë marrë me monitorimin e kurrikulave ne arsimin parauniverstar thotë se për standarte më të mira, duhet që të ndryshojë dhe ngarkesa mësimore, pasi nxënësit në vecanti ata të klasave të gjashta dhe të 9, bëjnë shumë orë mësimi në javë.
Edlira Sulejmani