2011-a, sukseset dhe dështimet në Europë

/* */
Dash FRASHËRI - Në fakt, mund të konsiderohet një moment historik. Shqipëria pati për herë të parë tre ekipe në turin e dytë eliminator në Ligën e Europës, ose 100% të ekipeve pjesëmarrëse. Kjo ndodhi në edicionin 2011-2012. Në turin e parë, Flamurtari eliminoi malazezet e Buduçnostit (me rezultatin e përgjithshëm 4-3), Vllaznia mposhti maltezët e Birkirkarës (rezultati i përgjithshëm 2-1). Tirana, si fituese e Kupës së Shqipërisë, mori pjesë direkt në Ligën e Europës, ku përball me sllovaket e Spartak Tërnavës, të cilët nga ana e tyre eliminuan malazezet e Zetës me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Duke i shtuar edhe Skënderbeun, që mori pjesë direkt në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, kundër qipriotëve të APOEL Nisosizë, atëherë ky edicion do të mbahet mend si më i rralli dhe më i bukuri në historinë ndërkombëtare të klubeve shqiptare në Europë. Të paktën, deri në prag të ndeshjeve të turit të dytë eliminator. Ekipet tona i kanë pasur të pakta kualifikimet e një turi në kompeticionet europiane ku kanë marrë pjesë, të tilla si: Liga e Kampioneve, Kupa UEFA (sot Liga e Europës), Kupa e Fituesve të Kupave apo Kupa Intertoto (këto dy të fundit nuk ekzistojnë më). Vetëm 7 ekipe nga 14 pjesëmarrëse në kompeticionet europiane kanë mundur ta kalojnë të paktën 1 herë turin e parë: Tirana (9 herë), Vllaznia (7), Dinamo (3), Partizani (3), Besa (3), Flamurtari (2), Teuta (1). Kulmin e ka arritur Flamurtari në edicionin 1987-1988, kur arriti të kalonte në turin e tretë të Kupës UEFA.
LIGA E KAMPIONEVE
Skënderbeu, në paraqitjen e tij të parë në Europë, pësoi dy humbje të pastra me APOEL Nikosinë: 2-0 në Korçë dhe 4-0 në Qipro, por tani mund të jetë e qetë, pasi u eliminua nga një skuadër që ka arritur të jetë midis 16 skuadrave më të mira të këtij edicioni (2011-2012) të Ligës së Kampioneve. Gjithsesi, skuadra korçare e regjistroi emrin në librin e artë të pjesëmarrësve në Ligën e Kampioneve, duke u bërë kështu skuadra e shtatë shqiptare që merr pjesë. Edhe pse Shqipëria mori pjesë për herë të parë në edicionin 1962-1963 në kompeticionin më prestigjioz për klube, me Partizanin kundër suedezëve të IFK Norkeping, asaj ju deshën 20 vjet për të kaluar një tur. Pikërisht këtë e bëri Tirana në edicionin 1982-1983. Tirana eliminoi Lindfild të Irlandës së Veriut. Fitoi 1-0 në “Qemal Stafa” me golin e Augustin Kolës, humbi 2-1 në Belfast (vendosi goli i Arben Mingës, që hapi dhe takimin). Në turin e dytë, shorti e vendosi përballë Dinamos së Kievit, por skuadra ukrainase bënte pjesë në atë kohë në ish-Bashkimin Sovjetik. Politika e Tiranës nuk i lejonte përballjet me skuadrat sovjetike dhe ndeshja u fitua aforfe nga Dinamo e Kievit.
LIGA E EUROPËS
Në edicionin aktual, atë 2011-2012, Vllaznia eliminoi në turin e parë Birkirkarën e Maltës: fitoi 1-0 në Maltë, barazoi 1-1 në Shkodër. Vllaznia barazoi pa gola në “Loro Boriçi”, por në Zvicër pësoi një eliminim dramatik me Tunin, me skuadrën vendase që arriti të fitojë 2-1 dhe të sigurojë kualifikimin me një gol të shënuar në minutën e 92-të, duke ia prishur ëndrrën shkodranëve për një kalim historik në turin e tretë dhe përballjen me gjigantët italianë të Palermos. Xhevair Sukaj shënoi një gol të shpejtë në minutën e 14-të, - goli i tij i katërt në Europa League, dhe të gjithë në transfertë. Avantazhi i Vllaznisë rezistoi deri në minutën e 89-të, kur sulmuesi veteran kosovar Milaim Rama, i futur në lojë si zëvendësues, barazoi rezultatin 1-1, por në tri të minuta të çmendura për Tunin dhe të ç’orientuara për Vllazninë, zviceranët gjetën golin e fitores në minutën e 92-të, me anë të një zëvendësuesi tjetër, 22-vjeçari Benxhamin Lythi, i cili u shndërrua në një “vrasës të ëndrrës” shkodrane, të presidentit Valter Fushaj dhe trajnerit Mirel Josa.
Nga ana e tij, Flamurtari eliminoi në turin e parë malazezët e Buduçnostit: fitoi 3-1 në Podgoricë, humbi 2-1 në Vlorë. Në ndeshjen e parë të turit të dytë, humbi 2-0 me Jablonecin në Vlorë. Skuadra vlonjate nënshkroi një tjetër faqe të turpshme në ballafaqimet e saj ndërkombëtare, duke humbur 5-1 me Jablonecin në Çeki, në ndeshjen e kthimit të turin të dytë eliminator të Ligës së Europës. Golin e vetëm për vlonjatët e shënoi kapiteni Artan Sakaj në minutën e 36-të, duke çuar rezultatin e përkohshëm në 2-1. Kovarik (25’ dhe 70’), Pitak (30’ dhe 61’) dhe Lafata (55’) ishin dhe autorët e golave për Jablonecin. Lafata ishte dhe autori i dy golave në fitoren 2-0 në takimin e parë të zhv zhvilluar në Vlorë. Flamurtari u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 7-1. Dy vjet më parë, Flamurtari humbi 8-1 me Motheruellin e Skocisë. Tirana barazoi pa gola në ndeshjen e parë në “Qemal Stafa”, pikërisht në debutimin e trajnerit spanjoll Hulian Rubio Sançez. Në ndeshjen e kthimit, në Sllovaki, Gilman Lika, me golin e tij në minutën e 22-të, e bëri Tiranën dhe rreth 100 tifozët e saj të pranishëm në stadiumin “Antona Malatinskeho” të Tërnavës të ëndërrojnë, për të kaluar për herë të parë në historinë e saj ndërkombëtare në turin e tretë të një kompeticioni europian, por Ladislav Tomaçek me golat e tij në minutat 41’ dhe 85’ (me penallti) si dhe Roman Prochazka në minutën e 66-të, i siguruan një fitore 3-1 Spartak Tërnavën, duke e çuar skuadrën sllovake një tur më tej, e ku do të përballet me bullgarët e Levskit të Sofjes. Kalimin e parë të një turi e realizoi Dinamo në edicionin 1985-1986. Kaloi në turin e parë, Hamrun Saprtan të Maltës; 1-0, gol i Abazit dhe 0-0. Në turin e dytë u eliminua nga Sportingu i Lisbonës: 0-0 dhe 0-1. Në edicionin 1987-1988 regjistrohet edhe kulmi i futbollit shqiptar në Europë. Flamurtari eliminoi në turin e parë Partizanin e Beogradit: fitoi 2-0 në Vlorë (autogol i Gjorxhevic dhe Roland Iljadhi) dhe humbi 2-1 në Beograd (eurogol i Sokol Kushtës). Në turin e dytë eliminoi gjermanolindorët e Vismute Aue: humbi 1-0 në Gjermani dhe fitoi 2-0 dhe Vlorë (Taho, Ruci). Në turin e tretë, u elimina nga Barcelona: humbi 4-1 në “Kamp Nou” (gol i Vasil Rucit), fitoi 1-0 në Vlorë (gol i Kushtës).
KALIMI I NJË TURI
LIGA E KAMPIONEVE
Tirana: 6 herë (1982-1983, 1988-1989, 1989-1990, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006)
Vllaznia: 1 herë (2001-2002)
Dinamo: 1 herë (2002-2003)
LIGA E EUROPËS
Dinamo: 1 herë (1985-1986)
Flamurtari: 2 herë (1987-1988, 2011-2012)
Partizani: 1 herë (2004-2005)
Vllaznia: 3 herë (2008-2009, 2009-2010, 2011-2012)
Tirana: 1 herë (2006-2007)
Besa: 1 herë (2007-2008)
KUPA E KUPAVE
Tirana: 2 herë (1986-1987, 1994-1995)
Partizani: 1 herë (1970-1971)
Besa: 1 herë (1972-1973)
Vllaznia: 1 herë (1987-1988)
Dinamo: 1 herë (1989-1990)
Teuta: 1 herë (1995-1996)
KUPA INTERTOTO
Teuta: 1 herë (2002)
Partizani: 1 herë (2003)
Vllaznia: 1 herë (2004, 2007)
Besa: 1 herë (2008)
DY TURE
Flamurtari: 1 herë (1987-1988)
TURI I PARË
LIGA E EUROPËS
14 korrik:
Birkirkara–Vllaznia 0-1
21 korrik:
Vllaznia-Birkirkara 1-1
14 korrik:
Buduçnost-Flamurtari 1-3
21 korrik:
Flamurtari-Buduçmost 1-2
TURI I DYTE
LIGA E KAMPIONËVE
13 korrik:
Skënderbeu-APOEL Nicosia 0-2
20 korrik:
APOEL Nicosia-Skënderbeu 4-0
LIGA E EUROPËS
14 korrik:
Vllaznia-Thun 0-0
21 korrik:
Thun –Vllaznia 2-1
14 korrik:
Flamurtari-Jablonec 0-2
21 korrik:
Jablonec-Flamurtari 1-5
14 korrik:
Tirana-Spartak Trnava 0-0
21 korrik:
Spartak Trnava-Tirana 3-1
SKËNDERBEU
Në Ligën e Kampioneve: 2
Fitore: 0
Barazime: 0
Humbje: 2
Ndeshje në total: 2
0F, 0B, 2H.
VLLAZNIA
Në Europa League: 18
Fitore: 3
Barazime: 5
Humbje: 10
Ndeshje në total: 40
11F, 5B, 24H.
TIRANA
Në Europa League: 16
Fitore: 2
Barazime: 2
Humbje: 12
Ndeshje në total: 68
14F, 10B, 44H.
FLAMURTARI
Në Europa League: 14
Fitore: 5
Barazime: 2
Humbje: 6
Ndeshje në total: 24
5F, 4B, 15H.
KUALIFIKIMET NË EUROPË
PËRMBLEDHËSE
Tirana: 9 herë (1982-1983, 1986-1987, 1988-1989, 1989-1990, 1994-1995 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006, 2006-2007)
Vllaznia: 7 herë (1987-1988, 2001-2002, 2004, 2007, 2008-2009, 2009-2010, 2011-2012)
Dinamo: 3 herë (2002-2003, 1985-1986, 1989-1990)
Partizani: 3 herë (1970-1971, 2004-2005, 2003)
Besa: 3 herë (1972-1973, 2007-2008, 2008)

Teuta: 1 herë (1995-1996, 2002)