E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala, një kult te Hanoveri

/* */

Altin Lala mbetet një figure tepër popullore në Bundesligë, edhe pse në kampionatin gjerman ai po aktivizohet shumë pak.

Në fakt, është një sondazh i portalit gjerman News.de, që ka publikuar edhe një speciale për 42 lojtarët më të dashur të tifozëve, duke e futur në një listë me Lukas Podolskin, Klaudio Picaron, Tim Vize, Mario Gëtce. Aksel Belinghauzen, Marko Rojs, Martin Amedik, Raul, dhe shumë të tjerë. Për tifozët nuk ka shumë rëndësi, nëse luan dhe shënon shumë gola, për ta i rëndësishëm është personaliteti që gëzon lojtari.

Për Lalën shkruhet: “Ai është futbollisti profesionist më i moshuar që luan në Bundesligë. Altin Lala i Hanover 96 luan nga viti 1998 për klubin e tij dhe ka përjetuar me 96-n kulmet dhe rëniet. Edhe pse 36-vjeçari gjatë vitit kalendarik ka luajtur në total fatkeqësisht 455 minuta, ai mbetet një figurë kult për tifozët”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›