2011, frenohet rritje e depozitave të reja në banka
Në tremujorin e parë të këtij viti rritja e depozitave të reja në banka ka pësuar një frenim pas një rritjeje të lartë vitin e shkuar, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Krijimi i flukseve monetare në kahun e depozitave ka rezultuar me ritëm në rënie, krahasuar me një tremujor më parë. Stoku total i depozitave në dy muajt e parë të vitit shënoi rritje mesatare vjetore me rreth 16% ose rreth 7 miliardë lekë gjithsej në term
absolutë gjatë periudhës janar-shkurt, kundrejt zgjerimit me rreth 28 miliardë lekë në
tremujorin e fundit të vitit 2010. Ndërkohë, treguesi i monetizimit të ekonomisë, i parë si
raporti i depozitave ndaj parasë së gjerë, vijon të mbetet i lartë dhe i pandryshuar kundrejt
dhjetorit 2010 në 81%. Struktura kohore e depozitave tregon për rritje më të shpejtë të depozitave me afat kundrejt atyre pa afat gjatë tremujorit të parë të vitit, e pasqyruar edhe në rritjen e peshës së depozitave në rreth 64.7% nga mesatarja prej 63.2% që ishte në tremujorin e kaluar. Zgjerimi i depozitave me afat ka prekur kryesisht depozitat e individëve të cilat kanë dhënë kontributin më të lartë në rritjen e stokut total në terma mujorë dhe vjetorë.