Biznesi kërkon garanci nga Financat për amnistinë fiskale

Kreu i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, gjatë një takim me përfaqësues të biznesit, kërkoi nga qeveria krijimin e një granti sa 30 % e fondeve të mbledhura nga aplikimi i amnistisë fiskale për biznesin, për kreditimin e biznesit me kredi afatgjata dhe me tarifa jo më shumë se 2 %, duke pasur prioritet sektorët e bujqësisë dhe turizmit, në bordin e të cilit të jenë dhe përfaqësues të biznesit.
Ai ka rikujtuar shtyllat kryesore që duhet të respektojë ligji i Amnistisë Fiskale, siç janë: gjithëpërfshirja, tarifa aplikime të ulëta dhe garancia që duhet të afrojë ky ligj për qytetarët dhe biznesin që përfiton prej tij. Ai përshëndeti edhe vendimin e ministrisë së Financave për pranimin e tarifave të propozuara nga biznesi si aplikimi i tarifës prej 3 % për legaliziimin dhe vlerësimin e kapitaleve dhe 5 % për rivlerësimin e pajisjeve dhe makinerive.
Jaka tha se mbetet për t'u diskutuar dhe ne do ti qëndrojmë kërkesës sonë lidhur me aplikimin e kontrolleve dhe vetdeklarimeve që duhet të aplikohet jo më shumë se 30 % në çdo rast. Ndërkohë krahas ligjit për amnistinë dhe legalizimin e aseteve do të ketë edhe një iniciativë tjetër ku do të trajtohet industria e ndërtimit.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve Avenir Kika u shpreh se "Në pr/ligjin për amnistinë fiskale parashikohet rivlerësimi i aseteve të ndërtuesve apo qytetarit të krijuara vite më parë që do të vihen në një rang të barabartë me asetet e krijuara sot" tha Kika. Sipas tij, ky hap është shumë pozitiv.
Ai bëri të ditur se në diskutimet e bëra me qeverinë kemi rënë dakod që të hartojmë një ligj të dytë ose disa vendime qeverie për të zgjidhur problemin themelor të ndërtimit në Shqipëri që ka të bëjë me hipotekimin e një grupi të madh pallatesh, pranë komunave dhe bashkive, pranë drejtorive të legalizimeve dhe pranë zyrave të regjistrimit të pasurive. /Start/
2011-04-13 15:02