E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat “koprrace” ndaj biznesit

Guvernatori Ardian Fullani, tha se se bankat në vendin tonë kanë shumë mundësi që kreditë t’i japin në lekë.

“Në veprimtarinë e kreditimit, është e nevojshme të ketë një shpërndarje më të mirë sektoriale dhe një ekuilibër më të arsyeshëm midis projekteve të investimeve publike dhe private, midis formave të kredidhënies në lekë ose në monedhë të huaj, duke e orientuar kreditimin në mbështetje të ekonomisë vendase", u shpreh Fullani.

Ai ishte i pranishëm në konferencën vjetore të Grupit të Mbikëqyrësve Bankarë të Europës Qendrore dhe Lindore, nga ku ka deklaruar se mbi 65 për qind e kredive që biznesi ka marrë nga bankat në vitin 2010 ishte në valutë. Sipas tij, ekzistojnë hapësira të mjaftueshme për bankat, që të mbështesin më shumë kreditimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të ofrojnë mundësi më të mëdha financimi në lek

Banka e Shqipërisë i ka tërhequr vëmendjen bankave tregtare të jenë të kujdesshme dhe transparente kur japin kredi në valutë. Apeli i është drejtuar edhe biznesit, i cili për shkak të riskut të kursit të këmbimit është gjendur përballë rrezikut të likuiditetit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-04-13 15:10
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›