2024, viti i investimeve të mëdha- Në Përmet, prioritet shërbimet publike, infrastruktura dhe turizmi

Bashkia Përmet dhe specialistët e saj janë në hapat përfundimtarë të hartimit të projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, projekt që pritet më pas të kalojë për miratim në këshillin bashkiak.
Kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha thotë se tashmë buxheti mund të konsiderohet i mirë studiuar, pasi janë bërë konsultime dhe marrë mendime dhe nga gupet e interesit dhe komuniteti, në përshtatje me kushtet që ka kjo bashki.
Ndër prioritet në investime në këtë bashki për vitin 2024 parashikohen ato në sektorët e arsimit, bujqësisë infrastrukturës, emergjencave civile, pa harruar turizmin një degë mjaft e rëndësishme e ekonomisë në këtë bashki.
Përmeti këtë sezon veror e ka merituar statusin e një destinacioni turistik.
Vizitorë vendas dhe të huaj zgjodhën zonat e Përmetit për të pushuar dhe shijuar kulinarinë e pasur.
Nisur nga interesi që po tregojnë vizitorët, Bashkia e Përmetit në bashkëpunim edhe me operatorët turistik kanë nisur hartimin e një plan zhvillimi turistik për vitin 2024.
/rtsh/