Festat “mbushin” hotelet e Durrësit, rezervime të shumta nga shqiptarët jashtë Shqipërisë

Festat e nëntorit janë një rast i mirë për të festuar dhe Durrësi është një nga qytetet që pret shumë vizitorë me këtë rast. Ndonëse epiqendra e festimeve pritet të jetë Vlora, në Durrës ka shumë prenotime.
Operatorët turistikë flasin për një numër rekord rezervimesh në hotelet e Durrësit, duke nisur nga e shtuna e deri të martën.
Rezervimet nuk mungojnë edhe nga qytete të ndryshme të vendit tonë. Për të krijuar një atmosfere festive hotelet kanë planifikuar mbrëmje me muzikë dhe këngë patriotike, si dhe menu me gatime tradicionale, që i përshtaten kësaj feste.
Nga ana tjetër i gjithë qyteti bregdetar është veshur me flamuj dhe simbolin kombëtar.
/RTSH/