E Shtunë, 31 Tetor 2026

2045 viti kur njeriu behet i pavdekshem

Dita kur kompjuterat do te kene nje inteligjence 1 miliard here me te madhe se njeriu i sotem do te sjelle edhe ndryshimin perfundimtare te botes sic e njohim. Ata qe besojne kete teori...

Nje shkencetare kompjuteresh me sakte njeriu qe ka shpikur softuerin e pare dhe qe per here te pare arriti te perdorte me 1965 kur ishte ende nxenes i shkolles se mesme nje kompjuter per te kompozuar muzike mendon sot se me 2045 njeriu te do jete i pavdekshem fale kompjuterave super te shpejte dhe shume here me inteligjente se te sotmit.

Raymond Kurzueil ishte 17 vjec kur paraqiti ne nje emision televiziv shpikjen e tij nje kompjuter qe per here te pare zevendesonte aftesi qe deri ne ate moment kishin qene vetem te njeriut duke fshire ne kete menyre per here te pare vijen mes inteligjences artificiale dhe asaj organike.

Ky ne fakt ishte sekreti i madh qe Kurzueil i zbuloi botes por atehere 46 vjet me pare as ai nuk e kuptoi kete. Por sot Kurzueil beson se i jemi afruar shuam momentit kur inteligjenca e kompjuterave po e kalon ate te njeriut. Kur kjo te ndodhe njeriu trupi jone gjaku jone mendjet tona dhe i gjithe qyteterimi do te transformohen. Ai beson se ky moment eshte i paevitueshem dhe sipas llogaritjeve te tij kjo do te ndodhe pas 35 vitesh dhe kete nuk e thote nje sharlatan por njeri nder inxhinieret me te famshem ne bote. Kompjuterat po behen te shpejte ne te vertete shpejtesia me te cilen ata permiresohen rritet ne menyre te paimagjinueshme.

Keshtu nese kompjuterat po behen kaq te shpejte ata ne nje moment mund te arrijne te barazojne veten me ate qe ne e njohim si inteligjenca njerezore. Dhe do te kemi ne ate moment Inteligjencen Artificiale. Kjo do ti beje kompjuterat te afte te bejne gjera qe njerezit bejne qe nga drejtimi i nje makine deri ne marrjen e vendimeve etike. Ju ndoshta nuk e pertypni kete ide por Kurzueil dhe mjaft njerez te zgjuar arrijne ta pertypin dhe percjellin kete.

Ata ne fakt punojne cdo dite me idene e prodhimit te nje kompjuteri te tille dhe ata e dine qe prej ketij momenti asgje nuk do ti pengoje kompjuterat te permiresojne vetveten ne menyre te pandalshme dhe mjaft te shpejte. Ata do te zhvillohen aq shpejt saqe do tu duhet vetem pak kohe qe te kapercejne inteligjencen njerezore.

Imagjinoni nje kompjuter shkencetare super inteligjent. Ai do te punoje ne menyre ekstremist te shpejte dhe do te prodhoje sasi te jashtezakonshme te dhenash pa shume mundime madje ai nuk do te marre as pushim per te pire kafe.

Eumlshte e pamundur te parashikohet sjellja e ketyre qenieve me te zgjuara se njerezit me te cilet ne shume shpejt mund te ndajme planetin. Sepse nese do mund ta parashikoje kete ti apo une duhej te ishim me te zgjuar se ata. Por ka shume teori per te pershkruar ate. Ndoshta ne do te shkrihemi me ta dhe do te behemi gjithashtu super te zgjuar duke i perdorur ata per te zgjeruar aftesite tona intelektuale ashtu sic perdorim makinat dhe aeroplanet per te shtuar aftesite tona fizike. Ndoshta inteligjenca artificiale do te na ndihmoje perfundimisht te zgjasim jeten done deri ne kufijte e te paimagjinueshmes. Ndoshta ne do te jemi ne gjendje te futemi brenda tyre dhe te jetojme ne bote virtuale perfundimisht dhe pafundesisht. Ndoshta ata do te na kthehen kundra dhe do te na zhdukin. E vetmja gje qe gjithe keto teori kane te perbashket eshte fakti se ndryshimi i njeriut pasi kjo te ndodhe do te jete i paparashikueshem.

I gjithe ky ndryshim quhet Singularity ky eshte emri qe njerezit i kane vene. Pjesa me e veshtire e te folurit per kete fenomen eshte se ai duket si fantazi por ne te vertete ai eshte aq fantazi sa edhe parashikimi i motit. Kjo eshte ne te vertete hipoteza me serioze per te ardhmen ne bote.

Ka shume zera intelektuale qe perpiqen te hedhin poshte idene e njeriut cyper super inteligjent dhe gjysme makine por a mundeni ta ndalojne ata kete sepse Singularity duket te jete kembengulese dhe mendjet me te zgjuara ne gjendje te esellt e kane te pamundur ta anashkalojne ate.

Tani per tani po shpenzohen miliona per te kuptuar kete fenomen. Nuk kemi te bejme me nje shaka te pergenjeshtruar boterisht nga shkenca si fundi i botes por nje investim serioz te NASA apo Google qe kane themeluar nje universitet qe studion kete fenomen. Njerezit qe po studiojne kete fenomen jane nder mendjet me te zgjuara ne bote dhe ata nuk jane aty thjeshte sepse jane te cmendur pas teknologjise por sepse presin qe kjo te jete e vertete dhe nese ndodh keshtu bota sdo jete kurre si me pare.

Kurzueil nje nga njerezit qe mbeshtet fort idene se seafermi bota do te jete krejt ndryshe qe prej 1965 ka qene mjaft i angazhuar ne kete proces. Ne fakt ai u be fillimisht milioner pasi shpiku softuerin e pare kur ishte vetem 17 vjec. Ai ishte njeriu qe ndertoi makine qe shtypte fjalimet per te verbrit. Ai sot ka 39 patenta per shpikje ne fusha te ndryshme te teknologjise dhe eshte doktor shekncash ne 19 fusha te ndryshme. Shpikja e tij qe na ndihmon te zbardhim te ardhmen teknologjike eshte dicka qe eshte provuar tashme si vertete. MIPS mat ndryshimin e fuqise se kumpiuterave ne vite dhe ajo ka llogaritur tashme se fuqia e tyre dyfishohet cdo vit. Une do doja shume qe te mos ju jepja lajme kaq tronditese per te ardhmen por ndersa numrat e thone kete dhe une skam cfare ju them tjeter

Ai shpjegon se kjo nuk eshte nje gjendje intuitive me ane te kompjuterave super te fuqishem ai tashme ka llogaritur se edhe vete njerezit levizin ne menyre lineare dhe ne llogarite e tij kompjuterat zhvillohen ne menyre ekstremisht te shpejte pasi cdo dyfishim sjell rrjedhimisht katerfishimin e shpejtesise se zhvillimit e keshtu me radhe deri ne infinit. Kurzueil ka zbuluar nderkohe qe njeriu vete eshte linear dhe jo intuitiv. Sjellja e njeriut nuk eshte intuitive por lineare. Kur ne perpiqemi te shmangim nje qen ne rruge ne zgjedhim ne menyre lineare rrugen qe qeni do marre ne 20 sekonda dhe vendosim se cfare te bejme per kete. Ne fakt kjo do te thote se gjerat jane te shkruara ne trurin tone.

Ja cfare i kane treguar atij makinerite qe llogarisin lakoret. Ne do te arrijme me 2020 te lexojme dhe shkruajme ne menyre inxhinierike trurin e njeriut. Ne fund te kesaj dekade kompjuterat do te jene te afte dhe me inteligjence te barabarte me njeriun. Ndersa data e Singularity eshte sipas tij 2045. Ne kete vit sipas tij inteligjenca artificiale do te kete arritur te 1 miliard here me e fuqishme se inteligjenca qe ka njeriu sot.

Por nuk eshte vetem ky njeri qe beson ne kete zhvillim te ri te njerezimit. Shpikesit me te rendesishme te teknologjise doktore nga me te famshmit dhe inxhiniere te teknologjive qe njerezit e thjeshte vetem i kane pare me sy u mblodhen ne nje samit vitin qe shkoi pikerisht per te diskutuar mbi keto zhvillime. Ata besojne se vdekja e njeriut eshte nje problem qe zgjidhet me nje llaf ceshtje numrash. Ata besojne dhe ketu po flasim per njerezit qe kane revolucionarizuar mjekesine duke shpikur mjete qe shpetojne mijera njerezish se me zhvillimin e inteligjences do mund te kurojne edhe friken me te madhe te njerezimit Vdekjen. Nuk behet fjale per nje deshire por per perpjekje te mirefillta shkencore. Kurzueil eshte i interesuar vete ne lojen e pavdekesise. Ai ka trasheguar nga i ati qe vdiq 58 vjec nje ADN jo shume te shendetshme dhe ne moshen 35-vjecare u diagnostikua me dy lloje diabeti. Vete ne bashkepunim me nje doktor ai perdori nje kure qe perfshinte 200 lloje te ndryshme hapjesh dhe vitaminash diabeti i tij u kurua plotesisht dhe sot 65 vjec ai ka qeliza te nje 45 vjecari.

E pabesueshme Sigurisht qe jo. Imagjinoni 5 vjet me pare ne nuk kishim 600 milion njerez te lidhur ne nje rrjet te vetem social sot kemi Facebook. 5 vjet me pare ishte e pamundur qe njerezit te njoftonin ne nje moment se ku do te shkonin dhe cfare po benin sot ata mund ta deshmojne kete me IPhone. Nga ana tjeter imagjinoni sikur Iphone te mos jene me thjeshte ne duart tona por ne trurin tone

Tashme 30000 pacienteve me Parkinson u eshte kryer impiant neuronesh ne tru. Google eshte tashme duke eksperimentuar makinen qe ecen pa shofer. Ka me shume se 2 mije robote qe luftojne ne vend te njerezve ne Afganistan. Kete muaj pritet qe te zhvillohet nje loje kuici ne SHBA ku nje super kompjuter i IBM i quajtur Uatson do te konkurroje kunder njerezve. Ne nje ndeshje testi qe u zhvillua pak kohe me pare ai mundi dy ish kampione te kesaj loje. Ai nuk eshte ndonje kompjuter kush e di sa i zgjuar por ai e rrit inteligjencen e tij ccdo moment...

100 vjet prej sot personazhi i ketij shkrimi dhe mjaft te tjere do te njihen si baballaret e nje bote te re ndryshe nga baballaret e botes qe njohim te cilet jane prej kohesh nen dhe Kurzueil dhe te tjeret mund te jene gjalle dhe ta gezojne plotesisht kete status.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›