E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Agolli: Nis asfaltimi i “Rrugës së Durrësit”

Bashkia e Tiranës ka filluar punën për asfaltimin e “Rrugës së Durrësit”. Punimet kryhen në kuadër të projektit të transportit multimodal të qytetit të Tiranës, i cili synon të sjellë një përmirësim të vazhdueshëm në skemën e qarkullimit, në akset kryesore të Tiranës.
 

Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, i cili ishte i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve, u shpreh për mediat se kjo rrugë ka pasur mjaft probleme sa i përket shtresave asfaltike, ndaj ishte i domosdoshëm asfaltimi dhe sistemimi i saj.
 

Agolli ka kërkuar njëkohësisht mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, në mënyrë që ata të respektojnë rregullat e nevojshme të qarkullimit dhe që kjo ndërhyrje në rrugën e Durrësit, ashtu si edhe mjaft projekte të tjera infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës, të mund të realizohet me sukses dhe në një kohë sa më të shpejtë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›