E Shtunë, 31 Tetor 2026

I mungon nëna

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 11:30

Përfaqësuesja e Kosovës në Miss Earth 2010, Morena Taraku në një bisedë me Telegrafi.com ka thënë se i mungon shumë nëna e saj.

Bukuroshja kosovare ka thënë se momenti i saj më i keq në jetë është kur ajo e kujton vdekjen e nënës.

Kurse për Morenën momenti më i lumtur në jetën e saj ka qenë kur asaj i është vënë kurora e më të bukurës në kokë, ndërsa si momentin më të keq që ajo e kujton vdekjen e nënës së saj.

Vitin e kaluar, Morena ishte zgjedhur nga “Agnesa Vuthaj Association” si “Miss Kosova 2010” dhe e kishte përfaqësuar Kosovën në “Miss Earth 2010” që u mbajt në Vietnam.
Në këtë intervistë për Telegrafin, ajo ka thënë se i vetmi person, madje edhe e ka përsëritur, është nëna e saj e ndjerë.

“Momenti më i lumtur i jetës time ka qenë kur kurora u vendos mbi kokën time dhe fitoren ai dedikova nënës sime që si e vogël i thosha dua të bëhem princesha jote. Ndërsa momenti më i keq i jetës time ka qenë kur kisha 11 vjet dhe kur humba personin më të dashur për një fëmijë, pra nënën”, ka thënë Morena.

“I vetmi person që i mungon jetës sime është nëna ime. Por, edhe pse nuk gjendet në jetën reale, ajo jeton me mua çdo ditë. Unë mohoj që ajo ka vdekur sepse ajo jeton në mua tërë jetën”, ka shtuar Miss Kosova. Morena kishte marrë pjesë vitin e kaluar në “Miss Earth”, por nuk kishte pasur suksesin që e kishte dashur. (Telegrafi)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›