E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat abuzimi me cmimet Vasili kercenon kompanite

Nuk do te lejojme qe cmimet e barnave te jene me te larta se ne ndonje vend te rajonit. Ne ofrojme barna te sigurta ne treg dhe kemi nje transparence te cmimit te tyre pasi cdo medikament ka etiketen e vleres dhe askush nuk mund te abuzoje me cmimin

Cmimet e barnave ne vendin tone jane nder me ta lartat ne Evrope madje i njejti bar ne Shqiperi shitet disa here me shtrenjte sesa ne rajon. Duke e quajtur abuzim me cmimet e barnave ministri i Shendetesise Petrit Vasili dje gjate analizes vjetore te QKKB-se ka deklaruar se dikasteri i shendetesise do te luftoje kete fenomen. Kreu i shendetesise Vasili siguroi se shume shpjet kesaj ceshtjeje do ti jepet pergjigje ligjore madje ai deklaroi se do te nderpriten kontratat me kompanite abuzuese.

Tregu

Sipas Vasilit filozofia e ketij sistemi shendetesor dekurajon barnat e falsifikuara dhe eliminon kontrabanden e tyre. Sistemi shendetesor nuk mund te bashkepunoje me kompani qe abuzojne me cmimin - tha ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Per ministrin e Shendetesise sektori privat eshte nje partner i rendesishem por objektivi kryesor eshte inkurajimi i praktikave te ngjashme me vendet evropiane. Politika qe Ministria e Shendetesise ndjek ne raport me sektorin privat eshte politike e hapjes e mundesive te medha ne menyre qe garen ta zgjidhe tregu per te fituar ai qe ofron barna me cilesore dhe me cmime te arsyeshme. Nuk do te lejojme qe cmimet e barnave te jene me te larta se ne ndonje vend te rajonit - theksoi me tej Vasili.

Ai gjithashtu siguroi qe masat dhe politikat fiskale nuk prekin listen e barnave te rimbursueshme dhe ato te sistemit spitalor. Nderkohe qe ka kerkuar kontroll me intensive te tregut. Shkurtimin e metejshem dhe pse deri tani eshte bere shume te proceduara burokratike per regjistrimin e barnave dhe permiresimin e legjislacionit. Ne ofrojme barna te sigurta ne treg dhe kemi nje transparence te cmimit te tyre pasi cdo medikament ka etiketen e vleres dhe askush nuk mund te abuzoje me cmimin - theksoi Vasili.

Sipas drejtorit te QKKB-se z. Besnik Jakaj gjate vitit te kaluar ne vendin tone jane regjistruar 428 barna duke rritur me 22 per qind numrin e barnave te regjistruara ne dy vitet e fundit. Sipas Jakajt ne lidhje me garantimin dhe tregtimin e barnave me pakice me cmime te unifikuara dhe goditjen e kontrabandes gjate vitit te kaluar jane hedhur ne treg rreth 20 per qind me shume pulla kontrolli te barnave krahasuar me 2006 rreth 28 subjekte kane marre mase propozimi per heqje licence rreth 40 te tjera masa administrimi me gjobe 14 te tjere ne bashkepunim me organet tatimore jane mbyllur per shkak te aktivitetit te palicencuar.

Garantimi i popullates me barna te sigurta dhe cilesore informimi i publikut kontrolli dhe analiza e cilesise se barnave qe qarkullojne ne treg kontrolli i prodhimeve import-eksportet dhe shperndarja e barnave garantimi i tregtimit me pakice dhe cmime te unifikuara si dhe transparenca dhe nxitja e konkurrences ne te gjitha procedurat qe ndjek institucioni sipas z. Jakaj kane qene disa nga drejtimet kryesore te punes se QKKB-se per vitin e kaluar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›